Tatimpaguesit me xhiro vjetore 2-5 mln lekë – Tatimet : Ja të drejtat dhe detyrimet e tyre
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes informacioneve të publikuara në faqen zyrtare të saj, njeh tatimpaguesit me xhiro vjetore të biznesit 2 deri në 5 milionë lekë drejtat dhe detyrimet e tyre. Të gjithë tatimpaguesit e kësaj kategorie janë subjekt i TVSH-së dhe duhet të regjistrohen pranë Qendrës Tregtare të Biznesit.
Për regjistrimin tatimpaguesit duhet të kenë me vete një dokument identifikimi dhe regjistrimin mund ta kryejnë në sportelet e QKB-së, ADISA si dhe në platformën ekektronike e-albania. Regjistrimi zgjat një ditë pune pas plotësimit të formularit, ku më pas ata pajisen me certifikatën e regjistrimit dhe marrin dokumentin unik të identifikimit (NIPT).
Pas regjistrimit ata duhet të kryejnë regjistrimin online të llogarisë në sistemin online efilling.tatime.gov.al, ndërsa më pas duhet të deklarojnë veten dhe punonjësit.
Këta tatimpagues kanë detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH-në, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat nga punësimi dhe tatimi në burim. PO ashtu, duhet të deklarojnë njëkohësisht edhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, ku për këtë kategori është me shkallë 0%.
Për çdo shitje me para në dorë ata duhet të lëshojnë kupon tatimor. Ndë4rkohë, të gjithë tatimpaguesit e kësaj kategorie duhet të ruajnë për një periudhë 5-vjeçare faturat, librat e shitblerje, inventarin e mallrave si dhe çdo regjistrim tjetër të kërkuar nga ligji tatimor.
Po ashtu, nëse tatimpaguesve iu lind dëshira të pezullojnë aktivitetin ose ta mbylli atë, sipas DPT-së mund ta bëjnë pasi kjo përfshihet të të drejtat e tyre.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.