Tatimpaguesit me xhiro vjetore 5-8 mln lekë – DPT: Ja detyrimet që duhet të deklaroni dhe të paguani
Të gjithë personat me xhiro vjetore të biznesit 5 deri në 8 milionë lekë janë subjekt i TVSH-së. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila njeh herë pas here me të drejtat e detyrimet e tyre, kjo kategori tatimpaguesish duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Regjistrimin mund ta kryejnë në sportelet e QKB-së, ADISA si dhe në portalin qeveritar online e-Albania me një dokument identifikimi. Pas regjistrimit ata duhet të kryejnë regjistrimin online të llogarisë në sistemin online efilling.tatime.gov.al, ndërsa më pas duhet të deklarojnë veten dhe punonjësit.
Ata janë të detyruar të deklarojnë dhe paguajnë TVSH-në, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, i cili për këtë kategori është 5% si dhe tatimin mbi të ardhurat nga punësimi dhe tatimi në burim. Po ashtu, janë të detyruar të lëshojnë kupon tatimor dhe faturë me TVSH për çdo shitje malli.
Të gjithë tatimpaguesit e kësaj kategorie duhet të ruajnë për një periudhë 5-vjeçare faturat, librat e shitblerje, inventarin e mallrave si dhe çdo regjistrim tjetër të kërkuar nga ligji tatimor.
Po ashtu, nëse dëshirojnë të pezullojnë aktivitetin ose ta mbylli atë, sipas DPT-së mund ta bëjnë pasi kjo përfshihet të të drejtat e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.