Të burgosurit, Shqipëria rekord në rajon/ Regjistrojmë 163 persona të dënuar për 100 mijë banorë, dënimi mesatar deri në 15.4 vite!

Këshilli i Europës ka publikuar së fundmi statistikat penale në 49 vende të Europës, ku mes tyre gjendet edhe vendi ynë. Ky raport jep të dhëna krahasimore mes vendeve sa i përket karakteristikave të popullsisë në burgje dhe këto të dhëna janë deri më 31 janar të vitit 2021. Shifrat e analizuara nxjerrin në pah fakte mjaft interesante sa i përket vendit tonë. Siç është paraqitur dhe në grafik, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në raport me popullsinë, me 162.4 për 100 mijë banorë. Kjo shifër jo vetëm na rendit ndër vendet e para të Europës me numrin më të lartë, por na rendit të parët në rajon. Pas vendit tonë, në nivel rajoni, renditet Serbia me 153.4 të burgosur për 100 mijë banorë. Vlen të theksohet se mesatarja europiane për këtë tregues është 116.1 të burgosur për 100 mijë banorë…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.