Të dhënat e INSTAT: Gjatë muajit Maj, 176 aksidente rrugore me 240 persona të aksidentuar
Gjatë muajit Maj numërohen 176 aksidente rrugore, duke shënuar një rritje me 17.3% në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit për muajin Maj, ku më tej thuhet se bëhet fjalë për 240 të aksidentuar nga 224 që ishte një vit më parë, ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën, po në këtë muaj është 16.
“Numri i të aksidentuarve është 240 persona nga 224 që ishte një vit më parë. Në 5-mujorin e parë 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur në Maj 2017 është 16. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 28,6 %. Në Maj, aksidentet rrugore, në 73,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 30,1 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 1,9 %, me të njëjtë periudhë të një viti më parë”, thuhet në njoftimin e INSTAT.
Aksidentet rrugore, në 5- mujorin e parë 2017, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit në 81,7 %, të rasteve.
“Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 29,6 %, të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 4,5 %, me të njëjtë periudhë të një viti më parë. Në Maj 2017, numri të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 8 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 3,4 %”, thuhet në njoftimin e INSTAT.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.