Të gjitha autostradat publike do të kthehen në rrugë me pagesë deri në vitin 2024 – Vendi europian prezanton skemën e re
Spanja po planifikon t’i kthejë të gjitha autostradat e saj publike në rrugë me pagesë brenda tre vjetësh.
Qeveria në Madrid thotë se çdo shofer duhet të paguajë për përdorimin e autostradave, në krahasim me mbështetjen në paratë publike për mirëmbajtjen e tyre. Sipas planeve të reja, shoferët do të duhet të paguajnë për të përdorur të gjitha autostradat e Spanjës me shpejtësi të lartë, si dhe rrugët e tjera kombëtare dhe rajonale.
Sergi Saurí është Drejtor në Qendrën për Inovacionin në Transport, një grup kërkimor me qendër në Barcelonë. Ai thotë se prezantimi i një skeme të tillë do të ishte një ndryshim rrënjësor, por është diçka që spanjollët kanë pritur.
“Në disa vende, ky është një sistem i krijuar tashmë. Dhe gjithashtu përveç kësaj dhe asaj që është e zakonshme në vendet e tjera europiane, të gjitha ato para nga tatimpaguesi do të shkojnë në mirëmbajtje “.
Tarifë e sheshtë vjetore apo pagesë për çdo përdorim?
Një çmim i sheshtë për një vit do të thotë që shoferët mund të paguajnë një tarifë vjetore dhe të përdorin rrjetin sa të duan, dhe alternativa është pagesa për kilometër.
Ai mendon se pagesa për përdorim, ose bazuar në distancën e drejtuar është zgjedhja mjedisore.
“Është faturim bazuar në atë se sa po ndotni. Pra, në fund të ditës, ka kuptim që të faturohet bazuar në distancën”. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.