Të hetohet buxheti 2018 – Basha: Shqipëria në listën e vendeve që pastrojnë para
Shqipëria është përfshirë në Listën e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave, sipas raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të Departamenti të Shtetit Amerikan.
Në një dalje për mediat kreu i opozitës është shprehu se vendi ynë është përfshirë në këtë listë për herë të parë. Më tej Basha ka vijuar duke thënë se është koha t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në ekonomi dhe në politikë.
“Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të hetohet me transparencë në çdo detaj”, u shpreh Basha në këtë deklaratë.
Entela Barjamaj/SCAN
Sa herë Rama u thotë shqiptarëve të qeshin me akuzat e opozitës, Shqipëria kthehet ose në hambar të kanabisit, ose në kryeqendër të pastrimit të parave. Prokuroria, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të.
Posted by Lulzim Basha on Tuesday, November 14, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.