“Të jesh njeri me fat” – I moshuari fiton tre herë lotarinë dhe merr 230 mijë dollarë
Gregg Hensley është banori më fatlum i Karolinës së Veriut pasi ka fituar tre herë llogarinë duke marrë një shumë të konsiderueshme parash raporton UPI.
Në total, për një peridhë kohore dy vjeçare, 63-vjeçari fitoi 230 mijë dollarë. Më 11 prill, ai fitoi çmimin kryesor prej 200,000 dollarë në lotarinë Multiply the Cash, dhe 10,000 dollarë në fillim të këtij viti. Ai gjithashtu fitoi 20,000 dollarë të tjera në 2020.
Hensley pranoi se ishte aq i befasuar nga fitorja e tretë sa mbeti pa fjalë. Në vend që t’i tregonte gruas së tij për paratë, ai i tregoi në heshtje telefonin me një mesazh për fitoren.
“Me kaq shumë njerëz që marrin pjesë në shorte, është e vështirë të imagjinohet se ka në të vërtetë një shans për të fituar,” tha ai.
Sipas Hensley, ai dëshiron të përdorë paratë e marra për të blerë një makinë të re dhe për të rinovuar shtëpinë.
Më herët u raportua se në Shtetet e Bashkuara një grua fitoi 50 mijë dollarë në një biletë llotarie. Ajo tha se biletën fituese e mori si dhuratë nga bashkëshorti i saj, i cili donte ta gëzonte pas një jave fati të keq në punë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.