“Te mami” brenda një çorapeje Krishtlindjesh! Tradita e këndshme 50 vjeçare e spitalit në Amerikë
Festat e fundvitit janë periudha më e bukur e vitit, për pjesën më të madhe të njerëzve. Por, ka disa vende të veçanta, të cilat i shtojnë dozën ‘magjisë së festave’, me veçantinë e tyre.
I tillë është ‘Methodist Children’s Hospital’, në Teksas, çdo fëmijë të porsalindur në dhjetor, e vendosin dhe e dërgojnë pranë gjirit të prindërve, në një çorape Krishtlindjesh.
Spitali ‘Methodist Children’ e trashëgon prej vitesh këtë traditë, më saktë prej plot 5 dekadash. Për ta bërë edhe më të këndshme iniciativën, ato madje u japin fëmijëve të vegjël kapele të vogla Krishtlindjesh, për të përfunduar ‘look-un’ festiv.
Duke parë shembullin e mirë, edhe spitale të tjera, si Mount Auburn Hospital, po në Amerikë, kanë adoptuar të njëjtën traditë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.