Të martën mblidhet Kuvendi, Rama: Sandër Lleshi, zëvendësministër i MB
Kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në twitter, njofton se Kuvendi në një mbledhje jashtë radhe, ditën e martë do të miratojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndërsa kandidati i propozuar prej tij, Sandër Lleshi do të marrë drejtimin si zëvendësministër i Ministrisë së Mbrojtjes.
“Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar. Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.