Te rejat e kabinetit qeveritar/ Nga shkrirja e ‘Diasporës” e 2 drejtueset që u bënë ministre te 10 ministrat që u rikonfirmuan në detyrë
Në kabinetin e ri qeveritar të shpallur nga kryeministri Edi Rama, 10 ministra janë rikonfirmuar në pozicionet e tyre.
Të konfirmuar janë Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Evis Kushi, Elva Margariti, Ogerta Manastirliu dhe Mirela Kumbaro. Ndërkohë, Milva Ekonomi është lëvizur nga ministria e Bujqësisë për një dikaster tjetër, si ministër shteti për Standardet dhe Shërbimet.
Në kabinetin qeveritar është rikthyer Mirela Kumbaro, ish ministree Kulturës, tashmë me detyrën e ministres së Turizmit, duke i zënë vendin Blendi Klosit.
Arbën Ahmetaj, veç ndjekjes së procesit të Rindërtimit, merr detyrën e numrit dy të qeverisë, duke zëvëndësuar në detyrë Erjon Braçen që pak ditë më parë njoftoi dorëheqjen.
Në karriget ministrore këtë herë janë ulur dy drejtuese institucionesh të rëndësishme që kanë “ngjitur” shkallët e institucionit duke kaluar nga drejtoritë në varësi në krye të institucionit.
Delina Ibrahimi nga posti i drejtueses së Tatimeve kalon si Ministre e Financave dhe Ekonomisë duke marrë drejtimin e institucionit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më Frida Krifcën që nga drejtuese e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) që është në varësinë e ministrisë së Bujqësisë, ka kaluar në pozicionin e ministres.
Ulsi Manja është një prurje e re, tashmë nga drejtimi i Komisionit të Ligjeve, në pozicionin e Ministrit të Drejtësisë, duke zëvëndësuar në detyrë Etilda Gjonajn që ka marrë një detyrë partiake.
Risi është shkrirja e pozicionit të ministrit të Shtetit për Diasporën; post që e mbante Pandeli Majko.
Një ministër shteti i shtuar është ai për Rininë dhe Fëmijët; post që mbahet nga Bora Muzhaqi, zëdhënëse e fushatës së fundit për Partinë Socialiste.
Risi tjetër është largimi i Eduard Shalsit nga posti i minisitrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen dhe përfshirja për herë të parë në kabinet i Edona Bilalit, biznesmene që në zgjedhjet e fundit udhëhoqi listën e kandidatëve të PS-së në Shkodër.
Risi është edhe krijimi i pozicionit të ministrit të Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, që I ëhstë besuar Milva Ekonomit.
Edhe pse ishte përfolur në media, struktura e kabinetit qeveritar ka mbetur e pandryshuar dhe ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbetur e njëjtë.
Risia më e madhe e këtij kabineti qeveritar është raporti gjinor, ku 12 janë gra dhe vetëm 4 janë burra.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.