Të rinjtë orientim drejt sipërmarrjes – Korbi: Administrim biznesi, dega e parapëlqyer, 460 studentë këtë vit
Degët pranë fakultetit ekonomik do të presin këtë vit akademi 1300 studentë të rinj në ciklin e studimeve Bachelor.
Numrin më të madh të pranimeve do ta kenë degët Administrim Biznes dhe Financë me nga 460 studentë.
Administrim Biznesi, sipas zëvendës Dekani i Fakultetit Alban Korbi, është një ndër degët më të parapëlqyera për studentët, çka tregon edhe për një orientim të shoqërisë drejtë sipërmarrjes.
Vetëm para pak ditësh ky fakultet shpalli listën me 1292 fitues të cilët kanë një javë afat për t’u regjistruar.
Sipas Ministrisë së Arsimit aplikantët që nuk janë shpallur Fitues në raundin e parë apo nuk janë regjistruar do t’u jepet ky shans përmes raundit të dytë i cili nis më datë 15 deri në 22 shtator.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.