“TEC-et lundrues, pasoja për zhvillimin e zonës” – Qirjo: BB nuk certifikon kritere mjedisore, duhen planifikime serioze për prodhimin vendas të energjisë!
Prodhimi i energjisë elektrike nga TEC-et lundrues, që do të vendosen në Portin e Triportit në Vlorë do të kenë dëme mjedisore në këtë zonë, pavarësisht se funksionimi i tyre do të jetë i përkohshëm. Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo thotë për TV SCAN se ky impakt është vendimtar për zhvillimin e zonës, që parashikohet të orientohet drejt aktiviteteve të tjerë ekonomikë.

Qirjo flet edhe për certifikimet që duhet të kenë këto impiante, teksa thekson se certifikimi i një institucioni financiar sikurse është Banka Botërore, nuk nënkupton që plotësohen kriteret mjedisore.
Sipas Qirjos, këto zgjidhje emergjente duhet të paraprihen nga një planifikim më i mirë mbi prodhimin vendas të energjisë elektrike, duke shpresuar që të mos vihen në funksion.
2 TEC-e lundrues parashikohet të vendosen në Triport, teksa sipas termave të referencës, për gjenerimin e energjisë do të përdoret karburant i lëngshëm, si gasoil ashtu edhe mazut/solar. Sipas deklaratave publike, kohëzgjatja e qiramarrjes do të jetë 2-vjeçare, ndërkohë që ende nuk është publikuar çmimi i qirasë që do të paguajë KESH, si dhe çmimi i energjinë që do prodhohet nga këto impiante.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.