Teknologjia 5G / Edhe pse jo tërësisht funksionale ka rritur çmimet e celularëve
Lidhja me gjeneratën tjetër të komunikimit 5G, po provon të jetë më e kushtueshme se kurrë më parë për përdoruesit e smartphone-ve.
2020 është viti i 5G, dhe telefonat e parë që dolën me këtë teknologji në treg, sikurse linja e Galaxy S20 të Samsung, fillojnë nga 1.000 dollarë. Për ta krahasuar, vjet telefonat Galaxy të Samsung fillonin nga 750 dollarë.
Prodhuesi i smartphone që ofron disa nga vlerat më të mira në treg, por me çmim më të lirë, OnePlus, kohët e fundit njoftoi se do të lëshojë një smartphone 5G këtë vit, dhe se ky telefon do të vijë me një çmim më të lartë si rezultat i teknologjisë 5G. Drejtori i Përgjithshëm i OnePlus, Pete Lau, i tha CNET se teknologjia 5G “shton kosto në prodhim”.
Kjo nuk do të thotë ama se epoka e 5G do të zerojë gjithmonë kuletat. Me kalimin e kohës, telefonat inteligjentë 5G me siguri do të bien në kosto, ashtu sikurse telefonat 4G. Në fillim teknologjia 4G kushtonte më shumë krahasuar me atë të 3G, por pastaj bë më e lirë. Shembulli më i mirë është është celulari Moto E6 i Motorola që kushton 100 dollarë dhe ka teknologjinë 4G.
5G është në ditët e para të zhvillimit dhe implementimit, dhe mbulimi është akoma tepër i kufizuar në krahasim me 4G. Me këtë në mendje, nuk ka asnjë nxitim specifik për të dalë dhe për të blerë një telefon 5G vetëm për hir të kësaj teknologjie. Ndoshta është më mirë të pritet derisa teknologjia të ketë mbulim më të gjerë dhe të ketë vërtetë dobi.
D.B/ SCAN
Burimi: Business Insdier
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.