Teknologjia europiane – Softbank investon në fondin $400 milionë
Mubadala, kompania e investimeve me bazë në Abu Dhabi njoftoi para disa kohësh krijimin e një fondi me vlerë 400 milionë dollarësh. Fondi do të përdoret për të investuar në kompanitë kryesore europiane të teknologjisë dhe SoftBank ka siguruar tashmë gjysmën e vlerës në para cash.
SoftBank është një konglomerat shumëkombësh japonez me zyra qendrore në Tokio,Japoni. Ai ka qenë që në fillim investitori kryesor i nismës së Mubadala.
Mubadala, e cila është angazhuar të investojë 15 miliardë dollarë në Fondin e Vizionit të SoftBank, javën e kaluar njoftoi se po planifikonte këtë vit të lancontë fondin prej 400 milionë dollarësh të përqendruar në teknologji .
Softbank dhe Mubadala nuk pranuan të komentonin mbi këtë ccështje. Fondi i Softbank Vision, mori më shumë se 93 miliardë dollarë nga investitorët, përfshirë investitorin Abu Dhabi, Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Apple, Foxconn, Qualcomm, Sharp dhe SoftBank Group.
Fondi sipërmarrës europian, i cili tashmë ka bërë disa investime të pazbuluara, do të drejtohet nga një zyrë në Londër. Investimet Mubadala me qendër në Abu Dhabi menaxhojnë një portofol 225 miliardë dollarësh.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.