Teleferiku bolivian futet në librin e rekordeve “Guinness”, arsyeja
Tre linjat e teleferikëve të La Paz dhe El Alto, në Bolivi tashmë janë pjesë e Librit të Rekordeve “Guinness”, si sistemi më i gjatë publik i këtij lloji të transportit në botë.
I operuar nga kompania shtetërore MI Teleferico, sistemi për herë të parë ishte hapur për shërbim në vitin 2014, si pjesë e iniciativës së presidenti majtist Evo Morales për të zbutur kaosin në trafikun e kryeqytetit.
“Jam krenarë për këtë, pasi teleferikët bolivianë janë “një referencë botërore për transportin masiv’”, shkruan Morales në Twitter.
César Dockweiler, menaxheri i kompanisë shtetërore Mi Teleférico, tha se libri mori parasysh tre linja me një zgjatje prej 10 kilometrash nga pesë që janë në operacion.
“Kemi parë se La Paz është përfshirë në librin e rekordeve për vitin 2018, derisa në ndërkohë ne kemi shtuar edhe 10 kilometra të kësaj linje. Jemi të lumtur me këtë”, tha Dockweiler.
Pesë linjat e makinave kabllore që operojnë aktualisht në La Paz dhe në El Alto, janë sistemi më i lartë i transportit kabllor urban në botë, midis 3,640 dhe 4,000 metra mbi nivelin e detit në zonën e Andeve boliviane.
Ky sistem u bë një nga atraksionet kryesore turistike të La Paz për peizazhet që mund të shihet nga kabina.
Qeveria boliviane planifikon të ndërtojë një total prej njëmbëdhjetë rreshtave për të integruar La Paz dhe El Alto.
Në dhjetor 2017, Mi Teleférico arriti 100 milionë pasagjerë, me një mesatare prej 159,000 pasagjerësh në ditë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.