Telefonatat e promocioneve/ Gati projektligji nga Komisioneri i privacisë
301 qyterarë janë ankuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personave për telefonata të padëshiruara, vendosje të kamerave në ambientet publike, publikm të identitetin të rrjete sociale, etj. përgjatë vitit 2019. Të dhënat u bënë publike nga kryekomisioneri Besnik Dervishi gjatë raportimit vjetor në Komisionin parlamentar të Ligjeve.
Sipas Dervishit në total janë vendosur 56 gjoba, ndërkohë që tashmë ky institucion ka gati një projektligj për thirrjet e padëshiruara telefonike.
Ndërkaq, sa i takon të drejtës për informim, Dervishi tha se vetëm 60% e autoriteteve publike kanë aktiv programin e transparencës, ndërkohë që sfidë mbetet pasurimi i këtij programi programi nga ana sasiore dhe cilësore. Për të drejtën e informimit janë depozituar në total 786 ankesa nga ana e qytetarëve, por masat e ndërmara nga Komisioneri mbeten kryesisht në formën e rekomandimeve dhe jo të penalizimeve konkrete.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.