Teliti: “Plan emergjent për ekonominë. Nga ulja e tatim – fitimit tek energjia elektrike!”
Këshilltari i Partisë Demokratike për Ekonominë, Dorjan Teliti, deklaron se PD ka gati planin emergjent për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Në nje postim në rrjetet sociale, Teliti shkruan se oferta konkrete parashikon ndër të tjera ulje me 30 lekë të çmimit të karburantit, ulje të çmimit të energjisë, ulje të tatim – fitimit në nivelin 9 %, etj.
Teliti shkruan se pjesë e planit të PD është dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë, rritja e pensioneve si dhe energji elektrike falas deri në 200kw/muaj për familjet me ndihmë ekonomike.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.