Temperaturat e nxehta rrezikojnë zhdukjen e fluturave
Ndërsa shumë kafshë, duke përfshirë edhe ne njerëzit, po vuajmë nga temperaturat jashtëzakonisht të larta, shumica e fluturave aktualisht po e shijojnë këtë periudhë. Ky ishte lajmi i mirë, ndërsa lajmi i keq është se ato do të dalin me probleme së shpejti. Ja pse!
Ju ndoshta keni dëgjuar për këtë deri tani: “Insektet po vdesin”. Dhe jo vetëm disa prej tyre këtu dhe atje, pasi shumë specie janë në rënie dramatike në shumë rajone në mbarë botën.
Kështu që mund të vijë si befasi e këndshme për të parë më shumë flutura rreth kësaj vere. Arsyeja është vala e nxehtësisë që ka prekur pjesën më të madhe të Evropës, e cila është duke djersitur dhe duke u ankuar për temperaturat rekord. Në fakt kjo, në të vërtetë është një gjë e mirë për shumë lloje fluturash!
Ekologu Paul Ashton nga Universiteti i Edge Hill në Mbretërinë e Bashkuar shpjegoi se periudha e fluturimit të fluturave është e kufizuar nga moti i ftohtë dhe shiu në verë. Insektet ishin në një fillim të mirë, sepse dimri i kaluar ishte i ftohtë në shumë vende evropiane veriperëndimore. Edhe pse mund të duket e kundërta, dimrat e ashpra janë në fakt të domosdoshëm për fluturat, sepse të ftohtët i mbytin sëmundjet kërpudhore që kërcënojnë larvat e tyre.
Pra, me një dimër të ftohtë pas nesh dhe një verë të nxehtë dhe të thatë që ende po luan në Evropë tani, ka më shumë flutura, të cilat janë në gjendje të fluturojnë më gjatë dhe të ushqehen me shumë nektar. E mrekullueshme, apo jo?
“Epo, mos u ngazëlleni. Mjerisht, për shkak të nxehtësisë ekstreme, “mund të ketë probleme të vazhdueshme” për bukuritë e vogla”, tha Ashton.
p.s/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.