Tenderat, 30% me garues të vetëm – Tabaku: Vjedhje e hapur e një qeverie të korruptuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të parave publike në procedurat e prokurimit publik. Bazuar në shifrat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi korrupsionin në sektorët e qeverisë, Tabaku ka sjellë në vëmendje se 30% e tenderave kanë patur një garues të vetëm.
Sipas deputetes, kjo dëshmon paracaktimin e fituesit apo vendosjen e kushteve të vështira për të përjashtuar palë të treta nga gara. Në total, tenderat e tillë kapin vlerën e 85.5 miliardë lekëve.
“Në 1281 ose 26% të procedurave të prokurimit është kualifikuar si fituese oferta më e lartë por nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, do te kurseheshin 55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) ose 6% e vlerës total të prokuruar për vitin 2017.
55.2 miliardë lekë (41.4 milion euro) është fondi i nevojshëm për mirëmbajtjen e të gjithë rrugëve në Shqipëri, por qeveria vendos që të shpërdorojë paratë publike për oligarkët e të lërë “rrugët rrugëve””, shkruan Tabaku.
Deputetja demokrate shton se kjo është një dëshmi e qartë e vjedhjes së hapur që qeveria ka bërë që nga viti 2013.
Shifrat e tjera të raportit të zbardhur nga PD tregojnë se institucionet në vend ka prokuruar 215 milionë euro për mallra lluksi, ose 33.3% të procedurave totale. 30% e tenderave janë kryer me negociim pa shpallje, ndërsa 37.5 milionë euro u janë akorduar oligarkëve.
A.H./SCAN
Korrupsioni që vjen nga tenderat Përgjithësisht u zë më shumë besë shifrave dhe jo fjalëve, pasi jo rrallë këto të…
Posted by Jorida Tabaku on Saturday, April 21, 2018
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.