Tenderat e bashkisë për rrugët – 21 gushti afati fundit. Fondi limit, mbi 306 mln lekë
Data 21 e muajit gusht është afati i fundit për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje në dy tenderat e shpallura nga Bashkia e Tiranës për rikonstruksionin e rrugëve të kryeqytetit.
Edhe pse në disa prej akseve rrugore kanë filluar punimet, tenderat për rikonstruksionin e rrugëve në disa blloqe banimi vijojnë të jenë të hapura edhe për 20 ditët e ardhshme.
Fondi limit i caktuar nga bashkia për të dy tenderat e shpallura, sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, kap vlerën mbi 306 mln lekësh. Sa i takon Rikonstruksionit të Infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga rrugët ”Zogu i I” rruga “Dibrës” ”Siri Kodra” dhe “Reshit Petrela” fondi limit kap shifrën prej 141,837,078 lekësh dhe afati kohor i kontratës është 7 muaj që nga moment i lidhjes së saj.
Ndërkohë fondi limit për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga “Qemal Stafa”, rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl” është 164,527,509 lekë me afat kohor prej 8 muajsh që nga lidhja e kontratës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.