Tenderat publikë, Gjonaj: Kush përjashtohen
Nga tenderat publik do të përjashtohen jo vetëm shoqëritë tregtare apo kompanitë që janë të përfshira në vepra të renda penale, por edhe ne rast se aksionerët e tyre janë të përfshirë në krime apo korrupsion. Në mbledhjen fundit, Këshilli i Ministrave miratoi një paketë ndryshimesh ligjore
“Sot këshilli i ministrave miratoi një paketë ndryshimesh ligjore që ndalojnë përfitimin e tenderave publikë nga personat fizik apo juridik të dënuar për një sër veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin dhe korrupsionin. Nga masat e marra do t’iu ndalohet çdolloj mundësie që kjo kategori individësh, shoqërisë tregtare apo aksionere dhe përfaqësues të tyre të përfitojnë para të taksapaguesve shqiptarë apo të mbështetjeje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre. Nëse deri sot përjashtoheshin nga përfitimi i fondeve publike vetëm subjektet e dënuara më parë. Me hyrjen e fuqi e paketës së re përjashtohen edhe aksionerët, administratorët apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në shoqëri tregtare, të cilat janë ose kanë qenë të dënuar në cilësinë e tyre individuale”, tha Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pas përfundimit të mbledhjes.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.