Tension në Lindjen e Mesme – Vendet arabe ndërpresin marrëdhëniet me Katarin
Çmimet e naftës u rritën me rreth 1% në orët e para të sesionit të parë të kësaj jave, duke marrë shtysë nga tensionet në Lindjen e Mesme. Prodhuesi numër një në botë, Arabia Saudite, së bashku me disa vende të tjera arabe, njoftuan ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin.
Vendet arabe akuzojnë Katarin se po mbështet terrorizmin dhe po minon stabilitetin e rajonit. Ekspertët shprehen se, për momentin nuk mund të flitet për rreziqe gjeopolitike në tregun e naftës, por në rast se këto tensione do të përshkallëzohen, atëherë situata mund të ndryshojë tërësisht.
Katari është anëtar i OPEC dhe prodhon rreth 600 mijë fuçi në ditë. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.43 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.14 dollarëve për fuçi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.