Tensione të reja në Hong Kong -Protestesuesit pro Kinës pastrojnë muret John Lennon
Një grupim mbështetësish të politikës së Pekinit kanë rrëzuar muret John Lennon, të ngritur nga protestuesit anti-qeveritarë në Hong Kong, duke rritur ndjeshëm gjasat për një përplasje civile me mbështetësit e demokracisë përgjatë fundjavës. Deri në mesditën e së Shtunës, dhjetra protestues pro Pekinit kishin prishur parrulla, shkrime nëpër mure e mozaike të shumëllojshme me mesazhe të ndryshme anti-qeveritare por edhe kundër Kinës.
Këto lloj instalacionesh nga protestuesit anti qeveritare kanë lulëzuar në Hong Kong gjatë këtyre muajve të protestave dhe gjenden kudo, nga stacionet e autobusëve, në qendrat tregtare, poshtë urave apo përgjatë trotuareve. Mureve ju është vënë emri pas atyre të John Lennon në Pragën komuniste të viteve `80, të mbuluara me tekste nga këngët e Beatles dhe mesazhe të forta politike. Protestat që nisën në Qershor me kërkesën për të tërhequr ligjin për ekstradimet në Kinë, tashmë të tërhequr nga qeveria, kanë avancuar me kërkesa të tjera, si ajo për të drejtën e votës për të gjithë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.