Tensionohet protesta e studentëve në universitete! Përplasje me forcat e rendit dhe të sigurisë
Protesta e studentëve është përfshirë nga përplasje mes tyre dhe forcave të sigurisë dhe rendit. Në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë, janë paraqitur në orët e para të mëngjesit forca policore e të sigurisë së institucionit për të mos lejuar bllokimin e procesit mësimor. Në disa prej videove të publikuara në rrjete sociale, dallohet gjithashtu përplasja fizike midis dy palëve.
Sakaq, studentët kanë bllokuar hyrjet e fakulteteve dhe synojnë të vazhdojnë bojkotin edhe në vazhdim. Protesta e studentëve vazhdon tashmë prej më shume se një muaji, mirëpo ajo ka marrë një tjetër formë dy ditët e fundit, kur një pjesë e studentëve vendosi të ngujohej dhe të kalonte natën në ambientet e disa prej fakulteteve.
Ergisa Bejkollari/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.