Tenton të japë ryshfet / Policia arreston në flagrancë shtetasin nga Kosova
Policia e Shtetit bën me dije se ka goditur një tjetër rast të mitdhënies, duke arrestuar këtë herë në flagrancë një shtetas nga Kosova. Sipas policisë, shtetasi i ndaluar me inicialet V.B 22 vjeç, banues në Pejë Kosovë, u përpoq të ofronte ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.
“Ky shtetas në aksin rrugor Durrës-Plepa, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin dhe 30 euro, me qëllim shmangien e masës administrative” vijon njoftimi i policisë.
Gjithashtu policia bën me dije se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.