Tepelena “under construction” – Shpallet projekti për ndriçim dhe rikonstruksion fasadash/ Detajet
Bashkia Tepelenë ka shpallur tenderin për rikonstruksionin e fasadave në lagjen “Demokracia”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 11.9 milionë lekë dhe përfshin gjithashtu ndriçimin e unazës veriore të qytetit.
“Si rrjedhojë e gjendjes së degraduar të fasadave ekzistuese dhe pozicionit të objekteve në raport me qytetin propozohet ndërhyrja në nivelin e rifiniturave të jashtme të këtyre objekteve për të përmirësuar paraqitjen e tyre dhe krijimin e një pike panoramike më tërheqëse në portën hyrëse të qytetit” specifikohet në detajet e tenderit.
Projekti do të manifestohet brenda një afati kohor 2 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.