Tërmeti godet Kroacinë! Imazhet që tregojnë dëmet e shkaktuara në Zagreb
Një goditje tërmeti e magnitudës 5.3 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Më pas, janë shënuar edhe disa lëkundje të tjera të magnitudës 5 dhe 3.7.
Sipas të dhënave të institutit kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë, tërmeti ka pasur epiqendrën e tij në një thellësi 10 kilometra në periferi të kryeqytetit.
Shumë godina në qendër të Zagrebit dhe gjithashtu edhe disa kisha të vjetra janë dëmtuar seriozisht. Raportohet për 4 të plagosur, një prej të cilëve rëndë.
Lëkundjet e tërmetit vijnë në një kohë kur Kroacia po përballet edhe me pasojat e koronavirusit dhe ka marrë masa ku njerëzve u kërkohet që të mbyllen në banesa për të frenuar përhapjen e tij.
SCAN
Burimi: https://www.croatiaweek.com/one-critical-and-damage-to-buildings-and-churches-in-zagreb-earthquake/
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.