Tërmeti goditi Zagrebin, Meta: “Solidarizim dhe mbështetje për popullin kroat”
Presidenti Meta ka shprehur një mesazh solidarizimi me popullin kroat pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë të Dielë në mesnatë, Zagrebin duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe duke plagosur njerëz., por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima.
Kroacia po përballet gjithashtu edhe me situatën e krijuar nga koronavirusi I ri, ku janë identifikuar rreth 168 raste të prekura.
Postimi i Metës
“Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë!
Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë.”-shkruan Meta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.