Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Filipinet!
Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur jugun e Filipineve. ‘Ansa’ shkruan se si rrjedhojë e tërmetit ka rënë një pallat tre katësh. Deri më tani raportohet për një viktimë dhe për të plagosur.
Tërmeti ka shkaktuar panik në popullatë ndërsa shumë njerëz janë strehuar në qendra tregtare apo në godina më të sigurta.
Ndërkohë,Reuters raporton se rajoni është goditur nga 4 tërmete të fuqishme në tetor dhe nëntor, që sëbashku kanë shkaktuar 20 viktima.
“Pacific Tsunami Warning Center” ka deklaruar se pas këtij tërmeti nuk ka rrezik për cunami.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.