Tesco dhe Carrefour bashkojnë forcat në luftën e supermarketeve
Tesco ka njoftuar një “aleancë strategjike afatgjatë” me gjigantin francez Carrefour për të ulur sadopak shpenzimet ndërsa janë në një luftë të vazhdueshme me kompaninë tjetër Amazon. Marrëveshja mes dy shitësve më të mëdhenj në botë siguron marrëdhëniet e tyre strategjike në lidhje me furnizuesit globalë dhe blerjen e përbashkët të produkteve të markës.
Dave Lewis, shefi ekzekutiv i Tesco, tha se ky bashkëpunim do të mund ti lejojë kompanitë të “përmirësojnë cilësinë dhe zgjedhjen e produkteve” në dispozicion të klientëve si dhe të ulin çmimet për konsumatorët. Shitësit me pakicë janë duke u përballur me rritjen e konkurrencës nga Amazon, rreth 825 miliard dollar amerikan në shitjet me pakicë, nga ku ka një pozitë të fortë në mallrat jo ushqimore si dhe ka rritur praninë e saj në tregun ushqimor.
Aksionet e Tesco, janë rritur në 50 për qind për këtë vit. Analistët në Shore Capital thanë se marrëveshja ishte “interesante dhe potencialisht shumë pozitive” për Tescon, duke u pozicionuar fuqishëm në Britaninë e Madhe.
Ajo ka rreth 28 përqind të tregut ushqimor britanik. Shitjet ranë ndërkohë që klientët e braktisën atë për një rivalitet më të lirë duke pësuar humbjet më të mëdha në historinë e korporatës britanike. Muajin e kaluar, Tesco raportoi tremujorin e dhjetë të njëpasnjëshëm të shitjeve në rritje. Aleanca tre-vjeçare me Carrefour përjashton produkte ushqimore të freskëta dhe kompanitë do të vazhdojnë të punojnë me partnerët e tyre furnizues në nivel lokal dhe kombëtar. Tesco dhe Carrefour presin që aleanca të rregullohet zyrtarisht në dy muajt e ardhshëm.
Alexandre Bompard, kryetari dhe shefi ekzekutiv i Carrefour, tha se marrëveshja ishte “një mundësi e mirë për të zhvilluar dy markat tona në shërbim të klientëve tanë”. Aksionet e Carrefour ranë nga 11 cent në 13.76 euro në tregtinë e hershme në Francë.
“Në këtë fazë nuk ka arsye të supozojmë se ne duhet ta shohim lajmin e sotëm si diçka tjetër përveç një marrëveshje ndihmuese. Megjithatë, mund të shohim përfitime të tjera të mundshme që dalin nga një marrëdhënie më e ngushtë midis Tesco dhe Carrefour, “ u shprehën analistët. “Në përgjithësi pyesim nëse avancimi i lojtarëve si Amazon dhe zbritësit gjermanë (bizneset e mbështetura nga zinxhirët e vërtetë të furnizimit global) do të vazhdojnë të detyrojnë një ndryshim drastik në proceset ndihmuese. Përveç kësaj, shfaqja e teknologjisë paraqet një kompetencë lehtësisht të transferueshme në të gjithë tregjet dhe se shumë veprimtari ndërkufitare do të rriten në vitet në vijim “.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.