Teste false negative për Covid-19 / Brataj: Mundësia ekziston, vetëizolohuni nëse keni shenja, pavarësisht rezultatit të testit
Shumë teste të shpejtë për CVOID-19 japin rezultatete false, ndaj sugjerohet që çdokush që ka shenja të infeksionit të vetëizolohet, sipas rregullave që janë në fuqi për të prekurit nga Sars-Cov 2”. Deklarata vjen nga kreu i Urgjencës Kombëtare, njëherësh anëtar iKomitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj.
Shumë teste të shpejtë për CVOID-19 japin rezultatete false, ndaj sugjerohet që çdokush që ka shenja të infeksionit të vetëizolohet, sipas rregullave që janë në fuqi për të prekurit nga Sars-Cov 2”. Deklarata vjen nga kreu i Urgjencës Kombëtare, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj, i cili në një prononcim për TV SCAN pranon mundësinë që testet e shpejtë mund të mos japin rezultatin e vërtetë mbi infektimin me COVID-19.
Pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Omicron, në vendin tonë po shihet një tendencë në rritje e rasteve të reja me COVID-19. Institucionet shtetërore konfirmuan zyrtarisht në datën 23 dhjetor, 2 rastet e para me këtë variant, ndërsa që prej asaj date numri i të infektuarve ka ardhur në rritje, duke kulmuar në ditët e fundit me mbi 2000 raste të reja në ditë. Rekordi është shënuar në datën 14 janar me 2179 raste të konfirmuar, një tendencë thuajs e enjëjtë në 5 ditët e fundit. Deri të dielën , në të gjithë vendin numërohenshin 20409 raste active me COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.