Testet e Covid pa pagesë në Francë – Përfundojnë për të pavaksinuarit. Rritje e fortë e rasteve 1 ditë përpara
Franca regjistroi rritjen më të madhe të infeksioneve që prej fundit të Korrikut, në ditën e fundit të testimeve pa pagesë për njerëzit e pavaksinuar, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Ministria raportoi 6,099 raste të reja në 24 orët e fundit, një rritje me 36% krahsauar me një javë më parë.
Duke nisur nga fundjava, njerëzi që nuk janë vaksinuar, do të duhet të paguajën për testet e Covid, që kanë qenë deri më tani pa pagesë në Francë. Testet do të qëndrojnë pa pagesë për njerëzit që janë vaksinuar, për ata që tregojnë simptoma dhe që kanë njoftim nga doktori.
Epidemiologët kanë thënë se më pak raste mund të zbulohen dhe shifra mund të bjerë nga fundjava. Shifra e publikuar në 24 orët e fundit ishte rritja e katërt radhazi me bazë javore, pasi infeksionet ditore kishin rënë virutalisht pa ndërprerje që prej mesit të Gushtit, me mesataren lëvizëse 7-ditore të rasteve të reja që qëndronte poshtë 24,000.
Që prej atëherë, mesatarja kishte rënë në më pak se 4,200 ditën e Shtunë. Numri i njerëzve në spitale me Covid-19 ka vazhduar rënien, me 53 në 6,470 në total dhe pacientët në njësi intensive qëndruan të padnryshuar në 1,076.
Në fund të muajit Shtator, zëdhënësi i Qeverisë, Gabriel Attal tha se situata shëndetësore e Covid-19 në Francë është përmirësuar, por shtoi se qeveria nuk kishte plane të zbuste kufizimet shëndetësore, të caktuara për të ndaluar valën e katërt .
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.