Tetori gjerman 2018 – Nën moton “Frymëzuar nga njerëzit”, shpalos programin për të 12 vit
Frymëzuar nga njerëzit është moto për këtë vit e tetorit gjerman. Tashmë i kthyer në traditë për të 12 vit rresht, përgjatë një muaj njerëzit do të vijnë më afër, përmes aktiviteteve të tetorit gjerman 2018.
Në një konferencë për shtyp ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schuts u shpreh se nëpërmjet programit të pasur do të bëhet bashkë gjermania dhe Shqipëria, për të mësuar më shumë nga njëri-tjetri.
Aktiviteti i parë i Tetorit gjerman 2018 do të jetë në datën 5 ku do të informojë të gjithë të interesuarit për bursat e studimit në Gjermani.
Ndërkohë që gjithë muaj do të jetë i ndërtuar me programe artistike e work-shope të ndryshme.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.