Thaçi takon zëvendëspresidentin amerikan Pence: Kosova do të përmbushë çdo obligim ndërkombëtar
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga zevendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.
Thaçi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka theksuar se Kosova do të përmbush çdo detyrim ndërkombëtar për anëtarësimin e vendit në OKB, NATO dhe BE.
“Amerika ka qenë dhe mbetet burim i lirisë, garantues i pavarësisë dhe është avokat i fuqishëm i anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO. Në Shtëpinë e Bardhë, nga zëvendëspresidenti amerikan, Michael Pence, sot mora garanci të fuqishme të vazhdimit të kësaj mbështetjeje. U zotova se Kosova do të përmbushë çdo obligim ndërkombëtar, dhe do të mbetet e palëkundur në realizimin e aspiratës për anëtarësim në OKB, NATO dhe BE”, shkruan Thaçi ne facebook.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.