The Guardian: Boris Johnson, klouni që u bë kryeministër kur Britania po digjet!
Është 33 ° C në Londër, 0.2% e kombit ka votuar dhe një njeri ka gënjyer në rrugën e tij drejt Kryeministrisë me banane dhe prezervativë është në krye të ekzekutivit britanik.
Ja në cilën pikë jemi, një njeri që nuk do përfundonte as në tabloide prej çmendurisë së tij, ka përfunduar kryeministër.
Është mjaft e jashtëzakonshme, kur udhëheqësi i ri i vendit hap fjalimin e tij fitues me: “Mund të ketë njerëz këtu që pyesin ç’kanë bërë!” – duke pasur parasysh faktin se shumë njerëz në dhomë janë në djeni se kanë shkelur jashtëqitje me këpucët e tyre!
“A jeni të frikësuar ?!” tha Johnson, “Ju nuk dukeni të frikësuar prej meje!” , çka u pasua nga një heshtje spektakolare, një numër fytyrash më të bardha se Elizabeth I, dhe një thirrje e vetmuar: “Jo!”. Ndoshta nga Matt Hancock, i cili ka fuqinë e ngushëllimit.
Fjala e Johnsonit nuk ishte aq e zhurmshme sa të rikthehej tërësisht në Qarkun e Veriut. Në momentin më tronditës, ai përmendi që “Jep, Bashkohu, Humb” nuk ishte slogani më i mirë i fushatës që ai mund të kishte zgjedhur, sepse akronimin (në anglisht) e kishte DUD. Pastaj ai shtoi një shkronjë shtesë, E, për “Energji”, duke thënë: “DUDE, ne do ta aktivizojmë këtë vend!”
Pse jo një slogan tjetër Boris? Për shembull: “Dridharak, Idiot, Kloun, I ngathët”, që akronimin (në anglisht) e ka DICK.
Unë nuk e kuptoj se si një njeri mund të gënjejë me banane dhe prezervativë për të arritur në zyrën e lartë. Unë nuk e kuptoj se si mundet që një njeri që mbrojti sulmuesin e një gazetari të bëhet kryeministër. Unë nuk e kuptoj se si mund të pushohet një burrë dy herë për shkak të ‘fake news’ pastaj të përfundojë kryeministër. Një racist, një gënjeshtar i ndyr, një njeri që e bën Makiavelin të duket i keqkuptuar dhe Pinokun me hundë të rrumbullakët.
Është 33 gradë Celsius jashtë Londrës. Nuk mund të kuptohet nëse njerëzit po qajnë apo po djersiten. Ne nuk mund të bëjmë asgjë derisa të votojmë, çka këtë herë nuk e bëmë. Ne rrimë në diell, por pas Johnsonit, dukemi sikur jemi në ferr.
Burimi: The Guardian, koment nga Hannah Jane Parkinson, kolumniste.
DOSTI BANUSHI – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.