Thellohet rënia e Euros dhe Sterlinës – Forcohet Dollari amerikan
Java ka nisur në rënie për monedhat kryesore ndërkombëtare. Përjashtim bën vetëm dollari i cili krahasuar me ditën e djeshme është rritur me 0.4 lekë për njësi, duke arritur kështu kuotën e 108.7 lekëve në shitje dhe 109.5 lekëve në blerje.
Paundi britanik ka rënë përsëri si pasojë e debateve të shumta rreth Brexit dhe daljes se Britanisë nga Bashkimi Europian. Sterlina gjatë ditës së sotme ka arritur kuotën e 136.7 lekëve për njësi duke u ulur kështu me 0.3 lekë.
Valuta e eurozonës ka rënë përsëri me 0.1 lekë duke arritur kështu kuotën e 123.2 lekë në shitje dhe 123.9 lekë në blerje.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare dollari australian ka pësuar një rënie prej 0.5 lekëve duke arritur kuotën e 77.7 lekëve.
Ndërkohë, situata për Frangën zvicerane dhe dollarin kanadez mbetet e njëjtë. Këtë të premte, franga zvicerane këmbehet me 109 lekë në shitje dhe 110 lekë në blerje ndërsa dollari kanadez me 81 lekë në shitje dhe 82 lekë në blerje.
EUR/ALL 123.20 -123.90
USD/ALL 108.70 -109.50
GBP/ALL 136.70 – 137.50
AUD/ALL 77.70 – 78.50
CAD/ALL 81.00 – 82.00
CHF/ALL 109.00 – 110.00
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.