Theresa May jep dorëheqjen – Largohet nga detyra më 7 Qershor
Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, ka dhënë sot dorëheqjen e saj nga detyra, duke konfirmuar se do të largohet nga posti i kryetares së partisë Konservatore më datë 7 Qershor të këtij viti.
Ky vendim i pritur tashmë prej disa kohësh, erdhi si pasojë e dështimit të programit të saj të Brexit. Parlamenti e ka kundërshtuar tri herë marrëveshjen e zonjës May.
“Do të mbetet një çështje e një “keqardhjeje të thellë” që nuk isha në gjendje të dorëzoja dhe bëja realitet Brexit,” tha ajo në fjalimin e saj. “Por një kryeministër i ri ishte në interesin më të mirë të vendit”, vijoi ajo.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.