Thithja e investitorëve të huaj – Ballkani Perëndimor shërbim të ri online “One Stop Shop”
Dhomat e Tregtisë së gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur së bashku për të zhvilluar një platformë të re që do të ofrojë shërbime me një ndalesë për investitorët e huaj.
Platforma e cila pritet të rrisë mundësitë e investimit në të gjithë rajonin është miratuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Përmes kësaj platformë me shërbimin e ri online “One Stop Shop” investitorët e huaj të interesuar për Ballkanin Perëndimor do të kenë mundësi që të marrin informacione mbi kuadrin ligjor dhe rregullator mbi vendet që përfshin rajoni i Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, ata do të mund të njihen edhe me performancën e tyre makroekonomike dhe përvojën me investimet vendase dhe të huaja.
“Ne jemi duke punuar për të bashkuar kampionët lokalë dhe për t’i bërë ato të dukshme,” tha Marko Cadez, kryetari i Forumit të Dhomës së Investimeve.
Platforma synon t’u japë investitorëve të interesuar të gjithë informacionin e duhur, por edhe lidhjet për të bërë një lëvizje në Ballkanin Perëndimor.
“Komunikimi mes sektorit privat dhe atij publik është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të kemi dikë që mund të lehtësojë procesin. Ne kemi komunikim shumë të ngushtë me të gjashtë qeveritë”, shtoi më tej Cadez.
Presidenti i BERZH Suma Chakrabarti në hapje të samitit të zhvilluar disa ditë më parë tha se kjo platformë ka potenciale për t’u bërë një mjet i domosdoshëm për investitorët e huaj dhe për komunitetin e biznesit të rajonit.
BERZH ka investuar më shumë se 10 miliardë dollarë në të gjashtë vendet, gjë e cila i bën atë marrësit më të mëdhenj të parave të BERZH, që sipas Chakrabarti, këtë vit po planifikon të shtojë edhe një miliardë dollarë të tjera.
Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e fragmentuar si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, por qeveritë në të gjithë rajonin po rritin lidhjet dhe përpjekjet për të zhvilluar një infrastrukturë të përbashkët që mund të zhbllokojë potencialin ekonomik. Platforma gjithashtu mund të shihet si një hap përpara në drejtim të bashkëpunimit më të ngushtë rajonal.
“Nëse duam të shkojmë rajonalisht, ne kemi nevojë për institucione rajonale. Kjo është arsyeja pse ne po i presim gjithmonë qeveritë lokale që të angazhohen në institucione rajonale politikisht, si dhe me burime dhe talente”, përfundoi Cadez.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.