Thithja e investitorëve – Zbatimi i reformës në drejtësi, ndjesi e mirë për biznesin e huaj
Edhe pse po flitet gjithnjë e më tepër për një treg rajonal, çdo vend duhet të ruajë autenticitetin e tij në zhvillimin ekonomik. Kështu u shpreh në një prononcim për TV SCAN, Gorazd Mihelic, Drejtor i Agjencisë Publike të Investimeve të Sllovenisë.
Sipas tij, zbatimi i reformës në drejtësi në Shqipëri bën që vendi të jetë një hap më afër Bashkimit Europian, por krijon një ndjesi më të mirë te biznesi, sidomos ulja e nivelit të korrupsionit.
“Reformat e ndërmarra nga qeveria janë një hap i rëndësishëm në lidhje me partneritetin me biznesin, pasi ato rrisin edhe prezencën e investimeve të huaja. Sa më i zhvilluar të jetë një vend, sistemi i tij, institucionet, aq me e zhvilluar është dhe ekonomia e tij. Reforma në drejtësi do të ndikojë pozitivisht te sipërmarrja. Është ndryshe si e shohim ne nga jashtë dhe ndryshe si e shihni ju këtu brenda.”
Sipas kreut të Agjencisë së Investimeve sllovene, qeveria dhe biznesi duhet te orientohen drejt atyre sektorëve qe sjellin me shume zhvillim ne vend. Nuk duhet te përhapeni shumë, por te hartoni strategji zhvillimi ne ato sektorë që janë prioritarë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.