Thjeshtimi i procedurave doganore, Meko: Lehtësohet biznesi dhe administrata
Qeveria gjatë dy viteve të fundit ka ndërmarrë një sërë nismash për përmirësimin e klimës së biznesit, kryesisht nëpërmjet thjeshtimit të procedurave administrative. Lidhur me këtë në sistemin doganor janë bërë një sërë ndryshimesh, të cilat janë ndërmarrë në kuadër të kodit të ri doganor.
Kështu u shpreh Nëndrejtore e Përgjithshme e Doganave, Mirela Meko, në një intervistë në TV SCAN.
“Paralelisht me dispozitat të cilat tashmë siç ju thash janë pritje të miratohen nga Këshilli i Ministrave, jemi duke punuar edhe me aktet e tjera nënligjore që do të bëjnë zbatimin e këtyre dispozitave, por jemi duke hartuar edhe kostot që do kërkojnë këto sisteme për t’u implementuar. Ashti si edhe BE-ja, edhe ne kemi parashikuar një fazë tranzitore, normalisht gjërat nuk janë të prera me thikë, hap pas hapi, por Dogana dhe qeveria kanë vullnetin e plotë që këto të realizohen”, deklaroi Meko.
Prej disa javësh përfaqësues të administratës doganore kanë ndërmarrë një fushatë informuese për komunitetin e biznesit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera të vendit.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.