Thyen rregullat e karantinës / Policia në Madrid ndalon 384 festa të jashtëligjshme në apartamente private
Policia bashkiake në Madrid ka ndërprerë 384 festa të jashtëligjshme gjatë fundjavës në apartamente private dhe bare që thyenin rregullat e karantinës, ndërkohë që kryeqyteti spanjoll po bëhet një destinacion për evropianët që kërkojnë masa më të lehta se në vendet e tyre.
Pamje të publikuara nga policia bashkiake treguan autoritetet që ndërpresin festën në një apartament në qendër të Madridit, ku ishin mbledhur 50 njerëz me 10 kombësi të ndryshme. Policia deklaroi se pjesëmarrësit kishin prenotuar festën në internet. Një tjetër video tregoi policinë në një bar karaoke, ku masat e distancimit social dhe veshja e maskave nuk po respektohej. Policia deklaroi se 117 festa u ndërprenë ditën e Premte, 117 të Shtunën dhe 150 të Dielën, ndërsa u vunë edhe 485 gjoba. Baret dhe restorantet në Madrird janë hapur që prej Qershorit kur u hoqën masat e karantinës, duke e bërë kryeqytetin spanjoll një vend të lirshëm krahasuar me qytete të tjera spanjolle apo vende të tjera në Evropë. Shtetrrethimi në vend nis në orën 23:00, ndërkohë që bizneset mbyllen në orën 22:00.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.