Thyerja flagrante e rregullave antiCovid – Policia thirrje qytetarëve: Kujdes në grumbullimet nga subjektet politike
Policia e Shtetit ka shprehur shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.
Sipas njoftimit Policia bën thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.
“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit,” shkruhet në njoftim.
Policia e Shtetit u kërkon subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim pasi në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.