TIA njofton: Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Italisë
Tirana International Airport sjell në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë se duhet të jenë të pajisur me:
1) Certifikata e gjelbër (Green Pass) Covid-19 e lëshuar pas vaksinimit të plotë, ose certifikatë e ngjashme e lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendore që deklaron kompletimin e vaksinimit. Njihen vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca, Jonhson&Johnson. Certifikata e gjelbër mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar.
2) Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes.
3) Formulari dixhital i lokalizimit të pasagjerëve PLF https://app.euplf.eu/
Sipas njoftimit në rast se nuk plotësoni pikën 1, mundësohet hyrja, por është e detyrueshme të respektohet një periudhë vetë izolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e shënuar në Formularin e Lokalizimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test molekular ose antigjen në fund të periudhës së vetëizolimit ndërsa fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.
Gjithashtu sipas njoftimit për pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport duke filluar nga data 1 Shtator 2021 në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë ndërsa pasagjerët duhet të jenë të pajisur me:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.