TIA njofton: Shtohet numri i fluturimeve nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ për sezonin veror
Tirana International Airport njofton se që nga data 1 Korrik Lufthansa, Austrian Airlines, SWISS dhe Eurowings shtojnë më shumë fluturime nga aeroporti Nënë Tereza.
Sipas njoftimit orari i verës do të rivitalizohet me fluturimet e mëposhtme:
- Lufthansa do të kryejë 3 fluturime ditore në Frankfurt dhe 1 fluturim ditor në Mynih.
- Austrian Airlines do të kryejë 2 fluturime ditore për në Vjenë.
- SWISS Edelweiss do të kryejë 2 fluturime javore për në Cyrih.
- Eurowings do të rifillojë fluturimet javore në Dusseldorf çdo të Premte dhe Këln çdo të Diel.
TIA bën me dije se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.