TIA rikujtesë atyre që kanë planifikuar të udhëtojnë në Greqi ose Itali: Kujdes afatin e formularit
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë dhe Greqisë, TIA rikujton që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejt Italisë: https://app.euplf.eu/
Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
Gjithashtu, TIA rikujton se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
- Test COVID, ose
- Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
- çertifikata e vaksininimit
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.