Tirana me ndriçim LED – Projekti, Kacidhja: Së shpejti nis hartimi i masterplanit
Së shpejti do të nisë hartimi i masterplanit dhe më tej do të behet implementimi i projektit që do të sjellë ndryshim rrënjësor sa i përket ndriçimit në kryeqytet.
I ftuar në studion e TV SCAN, Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes nr.2 në Bashkinë Tiranë, Elton Kacidhja, theksoi se në bashkëpunim me Bashkinë e Firences, kryeqytetit do ti ofrohet ndriçim LED, projekt që do të sjellë mirëmenaxhim më të mirë dhe ulje të kostove të energjisë.
Sa i përket rehabilitimeve të thelluara, janë parashikuar ndërhyrje në periferi dhe në Astir.
Gjatë vitit që lamë pas ndërmarrja nr.2 e Bashkisë Tiranë ka realizuar rreth 54 rehabilitime të thelluara në kryeqytet, duke ofruar më shumë shërbime për qytetarët.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.