Tirana, mundësi turizmi – “Business Insider” e këshillon, ngjyrat janë simboli
Një tjetër media prestigjioze e ka përfshirë Shqipërinë ndër destinacionet turistike më interesante në Europë për këtë vit. Sipas Business Insider, kryeqyteti ynë klasifikohet si një ndër 19 vendet më të lezetshme në Europë për momentin.
Ngjyrat e Tiranës vlerësohen si aspekti më interesant.
“Shqipëria është një prej vendeve europiane më pak të njohura, por që është një rast mjaft i mirë për t`u vizituar për një fundjavë të gjatë. Tirana ka ndryshuar shumë gjatë viteve dhe është një qytet i madh me shumë kulturë, zbavitje si dhe një qendër mjaft e rëndësishme politike”, thotë një prej ekspertëve të udhëtimit që këshillon për Business Insider Tiranën për t`u vizituar.
“Është një qytet plot me ngjyra kështu që është një rast i jashtëzakonshëm për të mbushur rrjetet sociale”, shton ai.
Jo vetëm Tirana, por e gjithë Shqipëria, gjatë viteve të fundit janë vendosur në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, si një vend me bukuri të jashtëzaknoshme, që ndër të tjera ofron edhe një turizëm mjaft të lirë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.