“Tirana Policentrike”- Veliaj: Projekti do t’i japë fund ndërtimeve të paligjshme
Në Tiranë janë rreth 160 mijë objekte të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, të cilat kërkojnë një vendimmarrje të guximshme.
Kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një tryezë diskutimi me studentë të vitit të katërt, të cilët prezantuan disa nga projektet e tyre se si mund të zhvillohet kryeqyteti në vitet e ardhshme.
Kryetari i Bashkisë Veliaj shprehu bindjen se zgjidhja për zhvillimin e ardhshëm të kryeqytetit është krijimi i Tiranës policentrike.
Veliaj, u njoh me punimet e studentëve në ekspozitën e hapur në ambientet e Piramidës, ndërsa premtoi se për projektet më të mira do të shihet mundësia që ato të realizohen.
Ekspozita me punimet e studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe të Urbanistikës do të jetë e hapur për publikun në ambientet e Piramidës nga data 12-20 Korrik.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.