Tiranë, BERZH konferencë për “Agrobiznesin’ – Diskutohen sot paketat mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvillon sot një konferencë, e cila ka në fokus diskutimin rreth praktikave më të mira ndërkombëtare në “Agrobiznes’.
Konferenca ka mbledhur në Tiranë, biznese, këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtarë në një sërë fushash ekspertize.
Me financim nga Bashkimi Europian, ky event është pjesë e paketës mbështetëse që BERZH jep për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), duke ofruar mjete të integruara të financimit të drejtpërdrejtë, financimin nëpërmjet institucioneve financiare partnere, këshillave të biznesit dhe dialogut politik.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.