Titujt ekonomik të gazetave 7 Shtator 2017
PANORAMA
-Struktura e re e Qeverisë, 104 agjencitë e reja që krijohen nëpër ministri. Kryeministrisë i hiqen 7 agjenci dhe institucione, por i shtohet Agjencia e Titujve të Pronësisë. Rekordi me Mjedisin
-Rama në Velipojë: Fund burokracisë në 100 ditë. “E bëjmë realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”
-Universiteti nis më 16 tetor, si vijon gara për kuotat e lira. Më 30 shtator shpallet lista me fituesit e raundit të dytë
-Transferimi në shkollat e reja, Byzyka: Vetëm fizikisht. Drejtoresha: S’ka shkrirje klasash, ndryshon vetëm vendndodhja
-Incinerator për mbetjet spitalore, banorët në protestë. Bashkia: Aktivitet i paligjshëm. Nuk dimë si e kanë marrë lejen nga Ministria e Mjedisit
GAZETA SHQIPTARE
-Mogherini: I gjithë Ballkani do të bëhet pjesë e BE
-Bushati: Viti 2018, vendimtar për integrimin në BE. “Bashkimi Evropian do të diskutojë paketën e zgjerimit në pranverën që vjen”
-Rama: Në 100 ditët e para, fund burokracisë së certifikatave në shtet
-Dokumentet e pronës, ja sa do të paguani në Arkiv. Titujt fillojnë 500 – 4000 lekë. Fotokopjimi, 50 lekë/fletë
-Interesat e bonove 12-mujore mbyllin ankandin me rritje. Bankat frenojnë kërkesën për borxhin qeveritar
-“Nuk lejojmë ngritjen e fabrikës për mbetjet spitalore e kafshët e ngordhura”. Banorët e Shijakut: Ndotet ambienti, po vdesim nga kanceri
-Ish-të përndjekurit, 1000 përfituesit e këstit të dytë
SHQIPTARJA.COM
-Pasuritë përrallore/Ja nëntë teknikat e gjyqtarëve për fshehjen pasurive. Shpjegimet e njerëzve të drejtësisë për pasuritë e deklaruara, nga kreditë, dhuratat dhe trashëgimia deri tek bashkëshortët dhe bashkëjetuesit
-Zhbllokohet ngërçi/Gara për KLGJ dhe KLP, pedagogët dorëzojnë listat
-Aksioni qeveritar/Qeveria e re në Velipojë, diskuton programin. Objektivi i parë i Ramës: Do t’i japim fund burokracive. Të shtunën mblidhet Kuvendi i Ri
-Mogherini: Ballkani në BE, presim përparim për dy vite
-Dy ditë pas zgjedhjes, dorëhiqet nënkryetari i ASH
-Tenderi 600 milion lekë që rivuri në punë nëntë radarët në 2014
-Inceneratori/Do të djegim kafshë dhe mbetje në Shijak, banorët në protestë
-Mjedisi – 75% e peshqve në ujërat e ëmbla kërcënohen nga ndërtimi i HEC-eve
-Urdhëri/Marrja e pensionit, kërkesa e re që duhet të plotësojnë të moshuarit
SHEKULLI
Le Figaro: Franca mund të kërkojë rivendosjen e vizave
“Sistemi i radarëve në det nuk funksionon”, Çako përplaset me Kodhelin
Zv/kryetari i Akademisë jep dorëheqjen, javës tjetër mbledhje e jashtëzakonshme
Të përndjekurit, 1500 trashëgimtarët që do të dëmshpërblehen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.